Lajme

Gjuajti me ạrmë në ahengun familjar, arrestohet një 36-vjeçar

Autori: Gazeta inFokus 14:26 | 25 July 2024

Një person është arrestuar mbrëmë pas mesnate në Gërlicë të Ferizajt.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari R.H., 36-vjeçar, kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.

“I dyshuari R.H është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues,  me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të tjera hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit ( pistoletë) dhe disa gëzhoja” thuhet në njoftimin e policisë.

-Advertisement-

 

Rasti është konsideruar si “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Me këtë rast policia rajonale e Ferizajt falënderon qytetarët për bashkëpunim, ndërsa inkurajon edhe të tjerët që të bashkëpunojnë me policinë. Sa herë që kanë informacione për veprat penale që rrezikojnë jetën e qytetarëve, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Policia do të reagojë menjëherë” apelon policia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera