Lajme

Gjuajti me armë drejt veturës së një personi, arrestohet 24-vjeçari në Mitrovicë

Autori: Gazeta inFokus 09:26 | 22 June 2022

Policia e Kosovës njofton se Hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, kanë arrestuar një person me inicialet G.A., 24 vjeçar, pasi i njëjti dyshohet për veprën penale ‘Shkaktim i rrezikut përgjithshëm’ .

Mbështetur në hetimet fillestare dhe provat e siguruara, dyshimet e para janë ngritur se si pasojë e një zënke të mëhershme me ankuesin, i dyshuari mbrëmë rreth orës 23:00, nga vetura e tij ka shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së tij. Nga të shtënat nuk raportohet për të lënduar.

“Në cilësi të provës materiale në vendin e ngjarjes është gjetur një predhë, ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një armë e llojit pistoletë me tetë fishekë, e cila do t’ procedohet për ekzaminime të mëtejme”, thuhet në njoftimin për media.

-Advertisement-

Po ashtu thuhet se të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të çështjes, ku pas intervistimit, të dyshuarit me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Rasti është iniciuar dhe po hetohet për veprën penale ‘shkaktim i rrezikut përgjithshëm’.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera