Lajme

Gjuajti me armë, arrestohet një person në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 15:23 | 04 August 2021

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë pasi gjuajti me armë zjarri nga një veturë e cila ishte në lëvizje.

Policia ka njoftuar se kanë ndaluar një veturë të tipit VW Pollo dhe se gjatë kontrollit kanë gjetur armë me gaz, një karikator dhe dyzetë fishekë.

”Patrulla menjëherë ishte venë në ndjekje të veturës dhe kishte arritur të e ndalojnë automjetin e tipit VW Pollo dhe gjatë kontrollit të automjetit është gjetur arma me gas ZODAK 91 F. Cal 9mm, një karikator dhe dyzetë (40) fishek, me ç’rast janë konfiskuar”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë:

Me datë 04. 08. 2021 rreth orës OO:30 Policia e Kosovës, konkretisht Patrulla e njësitit rajonal komunikacionit rrugor (NJRKRR), në Pejë, për derisa ishte në pikë kontrolli në fshatin Pavlan – Pejë, kanë dëgjuar të shtëna me armë zjarri nga një veturë e cila ishte në lëvizje.

Patrulla menjëherë ishte venë në ndjekje të veturës dhe kishte arritur të e ndalojnë automjetin e tipit VW Pollo dhe gjatë kontrollit të automjetit është gjetur arma me gas ZODAK 91 F. Cal 9mm, një karikator dhe dyzetë (40) fishek, me ç’rast janë konfiskuar.

I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar, rasti është iniciuar dhe proceduar konform Ligjit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera