Lajme

Gjoshi, PDK: Albin Kurti është Albin Kriza

Autori: Gazeta inFokus 21:50 | 15 October 2022

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka komentuar deklaratën e zëvendëskryeministrit Bislimi ku tha se po kanë vështirësi të gjejnë një kompani të përgjegjshme për ta kryer remontin e bllokut A5 në KEK.

Gjoshi konsideron se papërgjegjësia po vjen nga Qeveria, e jo nga mungesa e kompanive të tilla.

Ai tutje tha se kryeministri Kurti është i papërgjegjshëm ndaj krizës energjetike, dhe të njëjtin e quajti “Albin Kriza”.

-Advertisement-

“Jo z. Bislimi, nuk ka mungesë të kompanive të përgjegjshme, por ju jeni të papërgjegjshëm. Shefi yt, Albin Kurti është i papërgjegjshëm përballë krizës ekonomike e energjetike të Kosovës. Albin Kurti është Albin Kriza”, reagoi Gjoshi përmes një postimi në Facebook. /Reporteri.net/.

Postimi i plotë:

Zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi që po çuditë Evropën me rritje ekonomike të Kosovës, paska thënë: “Ka 2-3 muaj që po kemi telash me e gjet një kompani të përgjegjshme, e cila e rehabiliton bllokun A-5”.

Jo z. Bislimi, nuk ka mungesë të kompanive të përgjegjshme, por ju jeni të papërgjegjshëm.

Shefi yt, Albin Kurti është i papërgjegjshëm përballë krizës ekonomike e energjetike të Kosovës.

Albin Kurti është Albin Kriza.

Ju jeni një Qeveri e të papërgjegjshmëve përballë qytetarëve që ua kanë dhënë votën t’i përfaqësoni dhe t’iu shërbeni edhe në kohë të krizave. Sidomos në kohë të krizave.

Ju nuk keni zgjidhje për problemet e qytetarëve, por vetëm fjalë boshe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera