Rozë

“Gjoksi im i madh më ka vënë në rrezik”, e reja: Njerëzit më shikojnë dhe më urrejnë (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 12 May 2022

Një modele pretendon se gjoksi i saj i madh e ka vënë atë në rrezik dhe shpreson ta zvogëlojë. 28-vjeçarja ukrainase, Louisa Khovanski, filloi të vuante nga gjoksi kur ishte nëntë vjeçe.

Ajo shpesh ngacmohej për madhësinë e tyre, pasi ishin më të mëdha se mesatarja. E tani që është rritur, ajo ka dhimbje të vazhdueshme dhe nuk ndihet rehat në rrobat që vesh.

Në tetor të vitit 2019, ajo vendosi që t’i bashkohej faqes për të rritur “OnlyFans” ku fiton 50 mijë paund në muaj. Por pavarësisht shumës së madhe që merr, ajo ka frikë se e ardhmja e saj do të njolloset për shkak të pasurive të saj natyrore.

-Advertisement-

Louisa, e cila ka 2.5 milionë ndjekës në “Instagram”, tano po planifikon që të zvogëlojë gjoksin, pasi dëshiron të pranohet në shoqëri. Ajo beson se procedura është vendimtare për sigurinë e saj.

“Më duhet të vesh rroba të gjëra në jetën time të përditshme për të mos e vënë veten në rrezik. Nuk më lejohet të vesh bluza të lezetshme si vajzat e tjera, pasi njerëzit përreth do të më urrejnë për gjoksin tim. Njerëzit më shikojnë kur kam veshur xhaketa apo bluza, e prandaj veshi rroba të mëdha”, ka thënë e reja.

Ajo shton se nuk është faji i saj që ka trashëguar një gjoks kaq të madh, por “Instagram” dhe “Youtube” kanë një politikë standarde të dyfishtë, gjë që e bën të ndihet nën presion.

“Më kanë krahasuar me Pamela Anderson, por me gjoks natyral. Unë do të mendoj për operacionin për t’i bërë gjërat pak më të përshtatshme”, ka treguar 28-vjeçarja, e cila është shprehur më pas se nuk ka marrë shumë komente negative për trupin e saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera