Lajme

Gjoka: Nuk ka paralajmërim zyrtar se pelegrinët serbë do të vijnë në Gjakovë

Autori: Gazeta inFokus 12:58 | 28 August 2018

Komandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Kris Gjoka ka thënë se nuk kanë paralajmërim zyrtar se pelegrinët serbë do të vizitojnë kishën ortodokse serbe në Gjakovë.

“Deri më tani nuk kemi informatë zyrtare që do të vizitohet nga pelegrinët serbë”, tha Gjoka.

Ai tha se deri tani janë duke menaxhuar mirë me situatën dhe siç tha ai po ofrojnë rend dhe ligj.

-Advertisement-

Gjoka bëri të ditur se në pjesën tjetër të hyrjes për në kishë, janë arrestuar tre protestues për mos bindje të urdhrave të Policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera