Lajme

Gjobitet shoferi për tejkalim në vijë të plotë

Autori: Gazeta inFokus 15:58 | 09 June 2022

Vazhdon ndërmarrja e masave dhe veprimeve policore nga informatat e marra në bashkëpunim me qytetarët.

Policia njofton se njësitet e Komunikacionit Rrugor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, kanë identifikuar shoferin e veturës i cili me 04.06.2022 në rrugën tranzite në Gjilan, ka bërë tejkalimin në vijë të  plotë.

“Ndaj tij është shqiptuar masa e paraparë ligjore konfiskimi i patent shoferit si masë mbrojtëse për tre muaj dhe gjobë në bazë të ligjit 05/L-088”, thuhet në njoftimin e policisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera