Lajme

Gjobitet shoferi me targa të huaja për vozitje të rrezikshme në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 17:41 | 08 August 2023

Të martën, Policia ka arritur që ta identifikojë një person i cili me një veturë me targa të huaja ka bërë vozitje të rrezikshme në Prizren.

Identifikimi i tij është barë falë incizimit të një videoje nga një qytetar.

“Stacioni Policor Prizren falë bashkëpunimit me qytetar ka pranuar një video incizim në të cilin shihet qartë se kundërvajtësi me targa të huaja bë vozitje të rrezikshme në vendbanim duke rrezikuat pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe rënë ndesh me ligjin për rregullat në trafikun rrugor”, thuhet në komunikatën e Policisë.

-Advertisement-

Kundërvajtësi, përmes rrugëve operacionale është identifikuar dhe ndaj tij është shqiptuar gjoba në vlerë prej 150 eurosh dhe heqje të një pike. ​

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera