Lajme

Gjobitet qendra e vaksinimit në Dragash

Autori: H. Smajli 10:02 | 24 September 2021

Qendra e vaksinimit kundër COVID-19 në komunën e Dragashit është gjobitur për shkak se nuk ka respektuar vendimin e qeverisë së Kosovës për kategoritë e ndara që kanë prioritet për tu vaksinuar.

Këtë për Gazetën Infokus e ka konfirmuar, zëvendësuesi i Detyrës së Kryeinspektorit Shëndetësor, Shaban Osmanaj.

Ai ka thënë se u gjobit shefi i qendrës së vaksinimit për shkak se ka pasur neglizhencë dhe janë vaksinuar qytetarë jo konform prioritetit.

-Advertisement-

“Ju informojmë se për shkak të mos zbatimit të vendimit të Qeverise për prioritet personave që duhet të vaksinohen, është gjobitur dhe shefi i Qendrës së Vaksinimit të Dragash. Kemi pasur edhe raste qe mund te këtë pasur neglizhence apo vaksinim të qytetarëve jo konform prioritetit dhe ne këto raste Inspektorati Shëndetësor ka marre masa administrative duke shqiptuar gjobë (rasti Qendër Vaksinimit Dragash)”, ka thënë Osmanaj.

Derisa ka sqaruar edhe problemin e mosrespektimit të termineve që po bëhen në eKosova.

“Lidhur me atë se edhe pse qytetaret kanë pasur termine të caktuara, por nuk mund të jenë vaksinuar sipas terminit ka pasur raste te tilla dhe ne shumicën e rasteve nga qendrat e vaksinimit kemi pasur përgjigjen se ka pasur probleme me sistemin kohe pas kohe”, ka thënë zëvendësuesi i detyrës së Kryeinspektorit.

Derisa nga Ministria e Shëndetësisë në një përgjigje për Gazetën Infokus kanë thënë se përkrahin  Inspektoratin që të dënojë çdo person e subjekt që nuk respekton masat e ligjin antiCOVID.

“Inspektoratet përgjegjëse për zbatimin e Ligjit anti Covid dhe Policia e Kosovës kanë mandat të plotë, sipas këtij ligji, që të shqiptojnë dënime për çdo person apo subjekt qe shkel masat kundër COVID-19. Në këtë aspekt, e kane përkrahjen e Ministrisë se Shëndetësisë, që ligjin ta zbatojnë pa përjashtim”, ka thënë ai.

Deri më tani në vend janë vaksinuar 1 milion e 226 mijë doza të vaksinës. Prej tyre 751 mijë qytetarë janë vaksinuar edhe me dozën e dytë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera