Lajme

Gjobitet partia e Fatmir Limajt, kjo është shifra

Autori: Gazeta inFokus 11:58 | 19 June 2021

Komisioni Qendror Zgjedhor ka filluar të mbaj mbledhjen e radhës nën drejtimin e kryesuesit të ri, Kreshnik Radoniqi.

Në këtë mbledhje është vendosur të shqiptohet gjoba ndaj partisë Nisma Socialdemokrate në vlerë prej 350 euro, shkruan Gazeta inFokus.

Arsyeja e kësaj gjobe është se kjo parti nuk e ka informuar KQZ-në për mbajtjen e Kuvendit zgjedhor.

-Advertisement-

Yll Buleshkaj, nga Zyra për Regjistrim dhe Certifikim të Partive Politike, ka thënë se kjo parti vetëm është gjobitur, pasi sipas tij Nisma e ka dorëzuar dokumentacionin 20 ditë me vonesë.

“Do të përcaktojmë gjobë e që është 350 euro gjobë për subjektin politik që nuk është pjesë e Kuvendit të Kosovës. Zyra e ka njoftuar subjektin politik edhe 10 ditë pasi e kanë mbajtur Kuvendin Zgjedhor dhe dokumentet i kanë sjellë me 20 ditë vonesë. Kjo shumë duhet të sillet para certifikimit të partisë”,  ka thënë Buleshkaj./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera