Gjobitet me 405 mln euro Instagram, shkeli privatësinë e fëmijëve
Autori: Gazeta inFokus
08:08 | 06 Shtator 2022
Rregullatorët irlandezë kanë gjobitur Instagramin me 405 milionë euro për shkeljen e privatësisë së fëmijëve.
Ankesa e gjatë kishte të bënte me të dhënat e fëmijëve veçanërisht numrat e tyre të telefonit dhe adresat e emailit, shkruan BBC.
Disa prej tyre thuhet u ndryshuan për të aksesuar mjetet analitike si vizitat e profilit, pa e kuptuar se kjo i bëri publike më shumë të dhënat e tyre.
Kompania Mëmë e Instagram, Meta, tha se kishte në plan të apelonte vendimin. Kjo është gjoba e tretë që kompania merr nga rregullatori.
“Ne miratuam vendimin tonë përfundimtar të premten e kaluar dhe ai përmban një gjobë prej 405 milion € (349 milion £),” tha Komisioneri i Mbrojtjes së të Dhënave të Irlandës (DPC).
Një zyrtar i Meta-s tha për BBC Neës:
“Ky hetim u fokusua në cilësimet e vjetra që i përditësuam më shumë se një vit më parë dhe që atëherë kemi lancuar shumë veçori të reja për të ndihmuar në mbajtjen e adoleshentëve të sigurt dhe informacionin e tyre privat.
Çdokush nën 18 vjeç e ka automatikisht llogarinë e tij private kur i bashkohet Instagramit, kështu që vetëm njerëzit që njohin mund të shohin se çfarë postojnë dhe të rriturit nuk mund t’u dërgojnë mesazhe adoleshentëve që nuk i ndjekin.
Ndërsa ne jemi angazhuar plotësisht me DPC gjatë gjithë hetimit të tyre, ne nuk jemi dakord me mënyrën se si është llogaritur kjo gjobë dhe synojmë ta apelojmë atë.
Ne po vazhdojmë të shqyrtojmë me kujdes pjesën tjetër të vendimit.”

T� tjera
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...




































