Lajme

Gjobitet me 300 euro gjakovari që la drutë në trotuar dhe pengoi lëvizjen e këmbësorëve

Autori: Gazeta inFokus 14:18 | 07 November 2022

300 euro gjobë i është shqiptuar një personit i cili ka lënë drutë në trotuar dhe ka penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Në njoftimin dërguar mediave thuhet se Stacioni Policor në Gjakovë ka “ndërmarrë veprime ligjore në përputhje me ligjin për rregullat e trafikut rrugor, ndaj qytetarit i cili kishte bllokuar trotuarin dhe vendkalimin për këmbësorë”.

Drejtoria Rajonale e Policisë-Gjakovë apelon tek të gjithë qytetarët që të jenë kontribuues në respektimin e rendit dhe qetësisë publike si dhe rritjes së sigurisë në rrugë.

-Advertisement-

“Po ashtu Drejtoria Rajonale e Policisë-Gjakovë fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. Kur kanë informacion për shkelje ligjore, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 (pa pagesë) dhe 0390310482. Të dhënat do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera