Lajme

Gjobitet me 200 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj ndalim vozitje shoferi që bëri tejkalim të parregullt në Gjilan

Autori: Gazeta inFokus 13:13 | 25 June 2024

Policia në Gjilan ka njoftuar se kanë identifikuar një kundërvajtës i cili kishte bërë tejkalim të rregullt.

Ai është gjobitur me 200 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj ndalim të vozitjes.

Njoftimi i plotë:

-Advertisement-

Njësiti rajonale i trafikut rrugor Gjilan falë bashkëpunimit me qytetarë, kanë identifikuar një kundërvajtës i cili gjatë drejtimit të automjetit në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë, në bazë të video incizimi të pranuar në E-mail adresën zyrtare, shihet duke bërë tejkalim të parregullt, me të cilin veprim rrezikon pjesëmarrësit e tjerë në trafik dhe bie ndeshë me rregullat e komunikacionit rrugor.

Ndaj këtij kundërvajtësi është shqiptuar gjoba në vlerë prej dyqind (200) euro, dy (2) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj.

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera