Lajme

Gjobitet kryesindikalisti që organizoi protestën për lirimin e mjekut Hoti

Autori: Gazeta inFokus 13:22 | 16 April 2021

Gjobitet kryesindikalisti për organizimin e protestës ku u kërkua lirimi i mjekut Hoti

Kryetari i Sindikatës së Qendrës Kryesore Familjare të Podujevës, Sheqir Maliqi, është gjobitur me 200 euro për organizim të protestës në kohë pandemie nga Inspektorati Sanitar dhe 100 nga Policia e Kosovës.

​Inspektorët komunalë kërkojnë paga shtesë

-Advertisement-

Në mëngjesin e së premtes, punëtorët shëndetësorë protestuan kundër suspendimit dhe arrestimit të pulmologut Ibrahim Hoti, i cili kishte refuzuar t’u ofrojë shërbime dy personave pas orarit të punës.

Ata kanë marshuar edhe para Gjykatës Themelore të Prishtinës, dega në Podujevë.

Gjatë këtyre aktiviteteve, nuk janë ofruar shërbime shëndetësore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera