Auto&Tech

Gjobitet Google me 2.42 miliardë euro

Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 27 June 2017

Gjiganti i kërkimit, Google, është gjobitur me 2.42 miliardë euro nga Komisioni Evropian pasi arrit në përfundimin se kompania kishte abuzuar me fuqinë duke promovuar shërbimet saj të blerjeve online në krye të rezultateve të kërkimit.

Gjoba është dënimi më i madh deri më sot kundër një kompanie të akuzuar për ndërhyrje në treg.

Vendimi gjithashtu urdhëron Googlen për t’i dhënë fund praktikave anti-konkurruese brenda 90 ditëve ose të përballet me një dënim të mëtejshëm.

-Advertisement-

Firma amerikane tha se mund të apelojë.

Megjithatë, nëse nuk arrin të ndryshojë mënyrën e funksionimit të shërbimit të blerjes brenda afatit tre mujor, mund të detyrohet të dorëzojë prej 5% të fitimeve mesatare të përditshme të saj.

Bazuar në raportin më të fundit financiar të kompanisë, shumë i bie të arrijë deri në rreth 14 milion dollarë në ditë.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy