Lajme

Gjobiten tetë furra buke me nga 400 euro në Skënderaj

Autori: Gazeta inFokus 19:56 | 03 April 2022

Tetë furra të bukës në Skënderaj janë gjobitur me nga 400 euro të dielën nga Drejtoria e Inspekcionit.

Përmes njoftimit, Komuna e Skënderajt ka bërë të ditur se ato janë gjobitur për shkak se nuk kanë përmbushur një varg kriteresh sa i përket veprimtarisë së tyre.

Sipas njoftimit, pronarët e furrave nuk kanë vendosur peshën e duhur të bukës si dhe nuk kanë paraqitur para inspektorëve pëlqimin e plotësimit të kushteve minimale teknike.

-Advertisement-

“Me këtë rast, pronarët e subjekteve nuk kanë qenë në gjendje të paraqesin para inspektorëve pëlqimin e plotësimit të kushteve minimale teknike, nuk kanë vendos deklaracion, nuk kanë vendos peshën e bukës, si dhe kanë dështuar të ndërmarrin disa veprime të tjera. Për këto arsye, subjektet janë dënuar me nga 400 euro”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera