Lajme

Gjobiten dy shoferë për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 12:35 | 22 August 2022

Policia e stacionit në Ferizaj, dje rreth orës 08:20 ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën “Rexhep Bislimi’’ në Ferizaj, ku në zonën e kufizimit 40 km/h zhvilloi shpejtësi 76 km/h.

Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet U.B (M/K) i moshës 27 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro, 3 pikë negative dhe gjashtë (6) muaj masë mbrojtëse (heqje e patentë shoferit).

-Advertisement-

Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar.

Në po të njejtën rrugë, policia ndaloi shoferin tjetër me inicialet G.K (M/K) i moshës 49 vjeçar i cili shkatoi kundërvajte duke drejtuar me shpejtësi 77 km/h në zonën e kufizimit 40 km/h. Për këtë policia i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro, 3 pikë negative dhe gjashtë (6) muaj masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit). Edhe ky e pranoi në tërësi kundërvajtjen e shkaktuar.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.
Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.

Policia fton qytetarët të bashkëpunojnë, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192, 0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera