Lajme

Gjobiten disa kompani të taksive, ky është dënimi që morën

Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 07 October 2021

Gjatë ditës së sotme janë shqiptuar 15 gjoba nga 200 euro për kompanitë e radio-taksive, shkruan Gazeta Infokus.

Kështu ka bërë të ditur Drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri.

Ai përmes një njoftimi ka thënë se operimi në Prishtinë me leje nga komunat e tjera, është shkelje, dhe ndërmerren masat si për çdo taksi pa leje.

-Advertisement-

“Drejtoria e Inspekcionit, Sektori i Rendit Komunal, ka inspektuar sot në terren kompanitë e radio-taksive.

Operimi në Prishtinë me leje nga komunat e tjera, është shkelje, dhe ndërmerren masat si për çdo taksi pa leje.

15 gjoba nga 200 euro dhe përjashtim nga komunikacioni (konfiskim i targave)!”, thuhet në njoftimin e Tahirit. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera