Lajme

Gjobë ndaj 24-veçarit që shkaktoi kundërvajtje të rrezikshme te nënkalimi në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 15:57 | 31 March 2023

Policia në Ferizaj i ka shqiptuar një gjobë prej 300 eurosh dhe një pikë negative 24-vjeçarit P.Q., të cilin e kishte identifikuar se me datën 29.03.2023 te nënkalimi i qytetit në Ferizaj drejtoi në mënyrë të rrezikshme automjetin BMW dhe me afat të skaduar të regjistrimit.

Kjo ngjarje ishte postuar në rrjetet sociale.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera