Rozë

“Gjithë ato lutje që i bëmë, nuk ishe në gjendje një postim me e bë”, Adriana Matoshi i përgjigjet komentuesit

Autori: Gazeta inFokus 12:38 | 08 December 2021

Aktorja dhe deputetja Adriana Matoshi është operuar javën e kaluar për të larguar tumorin nga truri, i cili i është rishfaqur pas nëntë vitesh.

Lajmin për operimin e bëri të ditur vetë Matoshi, përmes një shkrimi prekës në Facebook.

Shumë qytetarë, kolegë të aktores e kolegë nga politika i dolën në përkrahje Matoshit.

-Advertisement-

Ajo e ka përfunduar me sukses operimin, të mërkurën e javës së kaluar.

Matoshi është lajmëruar në një koment në Instagram, në një postim të shoqes së saj, aktores Arjola Demiri.

Por, komenti te Arjola duket se i ka penguar një ndjekësi, i cili i ka shkruar Adrianës se nuk reagoi pas gjithë përkrahjes që iu dha, për të treguar si është gjendja e saj shëndetësore.

“Gjithë ato lutje që i bëmë për shëndetin tënd, nuk ishe në gjendje me bo një postim që me ju tregu këtij populli për gjendjen tënde mbas operacionit”, ka shkruar ndjekësi në komentin e Matoshit.

Këtij komenti i është përgjigjur Matoshi, duke thënë se do të lajmërohet pasi të forcohet do të shkruajë diçka.

“Ditën kur unë u shtriva në spital, Arjola kishte këndu për mu, sot i çela syt pak dhe mora telefonin, gjëja e parë që pashë ishte Arjola. Nesër besoj që forcohem e koncentrohem për me shkru diçka nga shpirti”, ka shkruar Matoshi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera