Lajme

Gjithçka zgjati 120 sekonda, detaje nga atentati ku mbetën të vrarë tre të rinj në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 22:10 | 18 July 2022

Mësohen detaje të reja nga masakra e e një dite më parë ku mbetën të vrarë tre të rinj në Fushë-Krujë.

Hetimet kanë zbuluar se i gjithë atentati ka zgjatur rreth 120 sekonda, nga momenti që atentatorët qëlluan me breshëri plumbash makinën ku ndodheshin Brilant Martinaj, Diklen Vata, Besmir Hoxha, deri në momentin që i zunë pritë të rinjve.

Sipas burimeve, nga mjeti që hapi zjarr ndaluan dhe dolën tre persona dhe qëlluan përsëri drejt makinës ku ishin 3 viktimat dhe më pas i vendosën flakën dhe u larguan. E gjitha kjo ka zgjatur vetëm 120 sekonda dhe saktësia dhe precizioni i autorëve ka qenë tepër i lartë duke e mbyllur atentatin dhe ekzekutuar tre të rinjtë vetëm në pak çaste. Kjo tregon se ata ishin tepër të trajnuar me taktika të sofistikuara për ekzekutime.

-Advertisement-

Ndonëse kanë kaluar shumë orë nga ngjarja, ende nuk ka një autorë të identifikuar. Ndërkohë, dy mjete janë gjetur të djegura në zona të ndryshme në Fushë-Krujë./noa/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera