“Gjithçka u bë, s’e kthej dot më pas”, fjalët e fundit që i tha vëllait 65-vjeçari që vrau gruan dhe veten
Autori: Gazeta inFokus 16:27 | 20 August 2017
“Gjithçka u bë, se kthej dot më pas”. Kjo ka qenë e vetmja frazë që Halil Lita i kishte thënë vëllait të tij pasi kishte vrarë bashkëshorten në banesën e tyre. 65-vjeçari Lita vrau gruan e tij, Dije Lita me kallashnikov, e më pas i dha fund jetës. Krimi makabër ndodhi paraditen e sotme në zonën e njohur si frutikulturë, në një vilë tre katëshe ku banonin të vetëm burri dhe gruaja, pasi 3 vajzat ishin të martuara dhe 2 djemtë emigrantë.
Familja Lita ishte shpërngulur prej shumë vitesh nga Kukësi drejt Tiranës, lagje në të cilën banonin edhe familjarë të tjerë. Gazetarja Lala e ‘Neës 24’, bazuar tek të dhënat e grupit hetimor të çështjes raporton se çifti ka qenë në kuzhinën e tyre të vetëm dhe pak para ngjarjes mes tyre dyshohet se ka pasur një konflikt të ashpër. Bazuar tek dyshimet e hetuesve, më pas Halil Lita ka rrëmbyer automatikun dhe ka qëlluar në drejtim të gruas së tij. Në gjendje të rënduar psikologjike, më pas ai mendohet të ketë dalë jashtë banese dhe ka thirrur vëllain e tij, duke treguar se ‘gjithçka kishte përfunduar’. Fill pas kësaj, ai është rifutur brenda në shtëpi dhe ka qëlluar veten. Pas sinjalizimit të policisë nga të afërmit e tyre, kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa nga të dhënat paraprake dyshohet se gjithçka ka ndodhur për motive xhelozie.
Po ashtu, bëhet e ditur se familja Lita ishte në gjendje të mirë ekonomike, dhe se nuk kishte asnjë konflikt, ndërsa çifti njihej për reputacionin e tyre në zonë. Djali i tyre që ishte emigrant në një shtet europian, kishte kaluar disa ditë në banesën e prindërve dhe se dje ishte larguar drejt vendit ku jetonte. Ndërkohë, janë marrë në pyetje familjarët dhe të afërm të viktimave, ndërsa trupat e pajetë janë dërguar për në morgun e Tiranës, ku do t’i nënshtrohen ekspertizës mjeko-ligjore. Mes të tjerash thuhet se të afërmit e viktimave në gjendje të rënduar psikologjike, janë konfrontuar edhe fizikisht me operatorët dhe gazetarët që kanë shkuar në vendngjarje.
Të tjera
-
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot u shpreh se anëtarësimi i Koso...
-
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri për sigurinë e Kosovës
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Haradinaj prezanton kandidatët për deputetë nga Ferizaj
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Buxheti për arsim i vitit 2025, 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë
Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë ...
-
Masat ndaj Kosovës, ambasadori francez: S’dihet nëse hiqen deri në fundvit
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka folur në lidhje me mas...
-
Peci ia pezullon dajës së Fitore Pacollit grantin 60 mijë euro për lajthia dhe arra
Ende pa u bërë një javë prej kur në media u raportua për grantin rreth 60 mij...
-
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shku...
-
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe do të jetë kush edhe pë...
-
Gjenerali Jashari në Kanada takon shefen e ushtrisë atje: Fitorja e Ukrainës kundër Rusisë detyrë kolektive për shtetet demokratike
Gjenerali i FSK-së, Bashkim Jashari, po qëndron për një vizitë zyrtare në Kan...
-
Mehaj: Kërcënimet dhe deklaratat e Vuçiqit apo çfarëdo Viqi, s’meritojnë vëmendjen tonë
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se kërcënimet dhe deklaratat ...
-
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshuar Gjermaninë
Mijëra persona, përfshirë ata që u është refuzuar kërkesa për azil, apo ata q...
-
Fahrije Hoti “përgënjeshtron” Faton Pecin, ky është reagimi i saj
Kooperativa Bujqësore “Krusha” që drejtohet nga Fahrije Hoti ka bërë një reag...