Fokus

Gjithçka rreth lojës “së çmendur” ndërmjet Anglisë dhe Kosovës

Autori: Doresa Geci 22:47 | 10 September 2019

Kombëtarja e Kosovës ka nisur për mrekulli ndeshjen ndaj Anglisë, duke shënuar gol ende pa përfunduar minuta e parë, shkruan Gazeta inFokus.

Valon Berisha ishte heroi i parë i kësaj ndeshje në St’ Mari’s të Londrës, i cili bëri atë qe nuk pritej, të paktën jo në minutën e parë të ndeshjes.
Pas kësaj u ndezë atmosfera tek anglezët, Raheem Sterling shënoi në minutën e 8-të.

Në minutën e ‘19të, anglezët kanë kaluar në epërsi ndaj Kosovës, në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret “Euro 2020”.
Ishte Harry Kane ai i cili shënoi nga krahu i majtë i Muriçit.

-Advertisement-

Ndërsa golin e tretë për Anglinë e shënoi ai që u cilësua “Heroi i parë”, i ndeshjes Kosovë-Çeki, Mërgim Vojvoda i cili shënoi autogol në minutën e ’38.

Në çdo minutë që kalonte për lojtarët e Kombëtares kosovare po vështirësoheshin mundësitë megjithëse tentimet e tyre për të shënuar ishin po aq të shpeshta sa ato të anglezëve.
Pjesa e parë ndërmjet Anglisë ka përfunduar me 5-1, për Anglin, shkruan Gazeta inFokus.

Jordan Sancho shënoi për 4:1 në minutën e 43-të, ndërsa vetëm një minutë më vonë, Raheem Sterling shënoi për 5:1.
Edhe pse Kosova ishte duke humbur në lojën kundër Anglisë, përkrahja e Dardaneve nuk mungonte.

Në stadiumin “St. Mary’s” në Southampton të Anglisë është dëgjuar kënga “Ku je nis moj lulja me erë”, shkruan Gazeta inFokus.

Më parë u raportua se rreth 1 mije e 800 tifozë shqiptarë janë prapa portës së kombëtares kosovare në këtë lojë.
Ndërsa rreth 2 mijë të tjerë janë të shpërndarë në pjesë e tjera të stadiumit.

Mirëpo përkundrazi që kishin marrë 5 gola nga Anglezët, Dardanët u kthyën edhe më të fortë në pjesën e dytë.
Të mbushur më energji, Valon Berisha shënoi një gol fantastik në minutën e parë të pjesë së dytë pas asistimit të bukur nga Vedat Muriqi.

Ndërsa në minutën e 53’ Vedat Muriqi e shënoi golin e tretë të Dardanëve nga penalltia.
Madje edhe mediat angleze në sekondat e fundit kishin dyshime në përfundimin e kësaj ndeshje.

The Guardian shkruan se kosovaret u bënë shumë të vështire këtë fitore kombëtares angleze.

Gjithçka përfundoi më një humbje të dinjitetsheme dhe një lojë fantastike nga djelmoshat kosovar të cilët shënuan 3 gola, gjë të cilën Angli nuk e kishte lejuar të ndodhte në asnjërën nga ndeshjet paraprake.

Në fakt, hera e fundit kur Anglia kishte pranuar tri gola gjatë lojës si nikoqir ishte në nëntor të vitit 2007 nga Kroacia, pra Kosova ia theu Anglisë rekordin 12-vjeçar. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera