Lajme

Gjithçka që ndodhi deri më tani në sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës

Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 24 February 2022

10:21 – Ukrainasit kanë frikë për sigurinë e tyre, kanë filluar të largohen

Banorët e Mariupolit të Ukrainës kanë filluar të largohen nga qyteti, pas sulmeve nga Rusia.

Shumë prej tyre ishin në panik nga ky sulm dhe ankoheshin se nuk dinin ku të shkonin apo çfarë të bënin, shkruan Associated Press.

-Advertisement-

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy shpalli gjendjen ushtarake, duke thënë se Rusia ka shënjestruar infrastrukturën ushtarake të Ukrainës.

Ukrainasve që ishin përgatitur prej kohësh për mundësinë e një sulmi, megjithëse nuk e dinin saktësisht se kur do të ndodhte, u detyruan të qëndronin në shtëpi dhe të mos panikoheshin edhe pse shërbimi i rojeve kufitare të vendit raportoi një breshëri artilerie të trupave ruse nga Bjellorusia.

09:51 – Konvoji ushtarak rus kalon në Ukrainën Jugore

Shërbimi i rojeve kufitare të Ukrainës, DPSU, ka publikuar fotografi të asaj që thotë se është konvoj ushtarake rus që kaloi në Ukrainën Jugore nga gadishulli i Krimesë.

DPSU thotë se trupat ruse qëlluan me predha artilerie përpara se të dërgonin automjetet e tyre ushtarake.

Ukraina thotë se kolonat ushtarake ruse kanë kaluar gjithashtu në veri nga Bjellorusia dhe nga Rusia në lindje.

09:41 – Blinken: Rusia do të përballet me “pasoja masive”

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i tha prezantuesit të “NBC Nightly Neës ëith Lester Holt”, Lester Holt se nëse Rusia nuk tërheq forcat e saj nga Ukraina, “do të ketë pasoja masive në të ardhmen, një çmim që Rusia do të duhet ta paguajë për një kohë shumë të gjatë”

Blinken foli përpara se presidenti rus Vladimir Putin të njoftonte në një fjalim televiziv herët të enjten një operacion ushtarak që ai tha se kishte për qëllim mbrojtjen e civilëve në Ukrainë.

Putin paralajmëroi vendet e tjera se çdo përpjekje për të ndërhyrë në operacionin rus do të çonte në “pasoja që nuk i kanë parë kurrë”.

Blinken tha gjithashtu se nëse Rusia vazhdon të përshkallëzohet, do të përshkallëzohen edhe SHBA-ja dhe aleatët e saj, shkruan AP, transmeton Klankosova.tv.

09:35 – Deklarata e plotë e Bidenit për sulmin e Rusisë në Ukrainë

Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka quajtur sulm të pajustifikuar vendimin e homologut rus, Vladimir Putin, për shpalljen e operacionit ushtarak në rajonin Donbas të Ukrainës.

Ai tha se “lutjet e gjithë botës janë me popullin e Ukrainës” dhe se “bota do të kërkojë llogari nga Rusia”.

Lexoni më poshtë deklaratën e plotë të Bidenit:

Sonte, lutjet e gjithë botës janë me popullin e Ukrainës përderisa po pësojnë një sulm të paprovokuar dhe të pajustifikuar nga forcat ushtarake ruse. Presidenti Putin ka zgjedhur një luftë të paramenduar që do të sjellë humbje shkatërruese të jetës dhe do të shkaktojë vuajtje të njerëzve. Vetëm Rusia është përgjegjëse për vdekjen dhe shkatërrimin që do të sjellë ky sulm dhe Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët e saj do të përgjigjen në një mënyrë të bashkuar dhe të vendosur. Bota do të kërkojë llogari nga Rusia.

Sonte, unë do të monitoroj situatën nga Shtëpia e Bardhë dhe do të vazhdoj të marr përditësime rregullisht nga ekipi i sigurisë kombëtare. Nesër në mëngjes do të takohem me homologët e mi të G7 dhe pastaj do të flas me popullin amerikan për të njoftuar për pasojat e mëtejshme që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët tanë do t’ia imponojmë Rusisë për këtë akt të panevojshëm agresioni kundër Ukrainës dhe paqes dhe sigurisë globale. Gjithashtu do të koordinohemi me aleatët tanë të NATO-s për të siguruar një përgjigje të fortë dhe të bashkuar që pengon çdo agresion kundër Aleancës. Jill dhe unë sonte po lutemi për popullin e guximshëm dhe krenar të Ukrainës.

09:30 – Macron bën thirrje që operacionet ushtarake ruse në Ukrainë të përfundojnë “menjëherë”

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se Rusia duhet të përfundojë “menjëherë” operacionet ushtarake në Ukrainë.

“Franca dënon me forcë vendimin e Rusisë për të luftuar Ukrainën. Rusia duhet të përfundojë menjëherë operacionet e saj ushtarake”, tha ai në një postim në Tëitter të enjten. “Franca qëndron në solidaritet me Ukrainën. Ajo qëndron me ukrainasit dhe po punon me partnerët dhe aleatët e saj për t’i dhënë fund luftës”.

Presidenti francez foli me presidentin ukrainas Vlodymyr Zelensky, duke kërkuar për “ndërhyrje të shumta” për të mbështetur Ukrainën, sipas Pallatit Elysee.

Zelensky gjithashtu kërkoi “unitet në Evropë” dhe Macron “e siguroi atë për mbështetjen dhe solidaritetin e Francës”, sipas Elysee.

Macron foli gjithashtu me Charles Michel, president i Këshillit Evropian, të enjten në mëngjes.

09:30 – Ish-presidenti ukrainas: Putin është Hitleri i ditëve të sotme

Ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko ka thënë se sot është një ditë tragjike, por sipas tij Ukraina do të mbizotërojë.

Ai po fliste jashtë parlamentit, derisa deputetët mbanin bisedime për krizën në Kiev, shkruan BBC.

Poroshenko, i cili ishte në detyrë nga 2014 deri në vitin 2019, tha se Vladimir Putin është Hitleri i ditëve të sotme.

09:17 – Britania e Madhe thotë se Rusia do të ketë sanksionet më të rënda ndonjëherë

Zëvendësministri i jashtëm i Britanisë së Madhe, James Cleverly, ka thënë se vendi i tij po përgatit një pako të koordinuar dhe të paprecedentë të sanksioneve.

Disa nga sanksionet do të nisin sot dhe të tjera do të vijnë ditëve në vijim.

“Këto sanksione do të jenë më të mëdhatë dhe më të rëndat që Rusia i ka parë ndonjëherë”, ka thënë ai për “Sky Neës”.

Cleverly tha për BBC-në se ukrainasit duhet ta dinë se Britania e Madhe qëndron përkrah tyre dhe se do të ofrojnë ndihmë direkte për Ukrainën në mbrojtje të vendit të tyre.

“Kjo është planifikuar prej kohësh nga Vladimir Putini. Ky është një pushtim dhe është krejtësisht i paprovokuar dhe i pajustifikuar”.

08:58 – Kryeministri i Japonisë thotë se pushtimi i Rusisë “dridh themelet e rendit ndërkombëtar”

Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, e ka dënuar pushtimin e Ukrainës lindore nga Ruisa duke thënë se kjo “dridh themelet e rendit ndërkombëtar”.

“Ne fuqishëm kritikojmë veprimet e Rusisë dhe do të bashkëpunojmë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe komunitetin ndërkombëtar për t’u përgjigjur me shpejtësi”, i ka thënë Kishida gazetarëve.

Ai shtoi se Tokio do të vazhdojë të punojë me ministritë përkatëse për të garantuar sigurinë e shtetasve japonezë në Ukrainë.

Kur u pyet për sanksionet e mëtejshme kundër Moskës, kryeministri japonez tha se ai do të konsiderojë masa të tjera pas komunikimit me vendet e tjera të G7-ës dhe komunitetin ndërkombëtar.

08:40 – Eksperti i sigurisë për situatën në Ukrainë: Putini nuk do të ndalet

Rusia ka nisur në orët e hershme të mëngjesit ofensivën ndaj Ukrainës.

Në Donetsk janë dëgjuar shpërthime, ndërsa po ashtu shpërthime janë dëgjuar edhe në kryeqendër të Ukrainës, Kiev.

08:35 – Shtatë të vdekur pas bombardimeve ruse, thotë policia ukrainase

Shtatë persona kanë vdekur nga bombardimet nga forcat ruse, thotë policia ukrainase..

Zyrtarët thonë se një sulm në një njësi ushtarake në Podilsk, jashtë Odessa vrau gjashtë persona dhe plagosi shtatë të tjerë.

19 persona raportohet se janë zhdukur.

Një person ka vdekur në qytetin e Mariupolit, shtuan ata, shkruan BBC.

08:35 – Automjetet ushtarake ruse po hynë në Ukrainë nga Krimea

Automjetet ushtarake ruse kanë hyrë në Ukrainë përmes Krimesë, sipas një videoje të publikuar nga Roja Kufitare e Ukrainës.

Është e paqartë se nga cili vendkalim kufitar automjetet po hyjnë në Ukrainë – Chongar në lindje apo Kalanchak në perëndim.

Më herët këtë mëngjes, në një video që po transmetohej drejtpërdrejt nga kalimi kufitar i Bjellorusisë shihej një kolonë e trupave dhe automjeteve ushtarake që po hynin në Ukrainë.

Videoja është xhiruar rreth orës 6:48 të mëngjesit, sipas orës lokale, në vendkalimin midis Senkivka të Ukrainës dhe Veselovka të Bjellorusisë.

Roja Kufitare e Ukrainës tha për CNN në një deklaratë më herët se kufijtë e tyre u sulmuan nga Rusia dhe Bjellorusia “me përdorimin e artilerisë, pajisjeve të rënda dhe armëve të vogla”.

08:01 – Banorët kanë filluar të ikin nga kryeqyteti ukrainas

Pas situatës së krijuar në Ukrainë, njerëzit kanë filluar të ikin nga kryeqyteti ukrainas.

Gazetari i Guardian, Luke Harding në Kiev në një postim në Twitter tha se ka pak njerëz në rrugë.

Në rrugë ka kolona të mëdha makinash që bllokojnë autostradën, derisa njerëzit largohen nga qyteti.

Sipas gazetarit, dëshmitë e mediave sociale flasin për një ndjenjë paniku në rritje.

07:43 – Ministria e Jashtme e Ukrainës: Ky është një akt lufte

Një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës e përshkroi veprimin ushtarak të Rusisë të enjten si një “akt lufte” në një deklaratë të postuar në Facebook.

“Ky është një akt lufte, një sulm ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, një shkelje e rëndë e Statutit të OKB-së dhe normave dhe parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare”, tha zëdhënësi Oleg Nikolenko në deklaratë.

Nikolenko tha se trupat ruse kishin kryer sulme në qytetet “paqësore” të Ukrainës, në një ofensivë që synonte “të shkatërronte shtetin e Ukrainës, të kapte territorin ukrainas me forcë dhe të vendoste kontrollin okupues”.

“Ukraina po pretendon të drejtën e saj për vetëmbrojtje në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se ushtria ukrainase është e gatshme të “zmbrapsë agresorin dhe të mbrojë tokën ukrainase me të gjitha forcat e tyre”.

Nikolenko i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të “veprojë menjëherë”, duke kërkuar që të zbatohen sanksione të reja ndaj Rusisë dhe pajisje ushtarake për të mbështetur aftësitë mbrojtëse të Ukrainës.

“Jeta dhe siguria jo vetëm e qytetarëve ukrainas, por edhe nga siguria e qytetarëve të Evropës dhe e ardhmja e rendit botëror varet nga përgjigja jonë e bashkuar”, tha ai, shkruan CNN.

07:38 – “Ukrainasit janë të shokuar”

Korrespondentja e BBC-së për Evropën Lindore, Sarah Rainsford, duke raportuar nga qyteti i Kramatorsk në rajonin Donbas të Ukrainës, thotë se banorët janë “të shokuar dhe të tmerruar kur imagjinojnë se çfarë mund të ndodhë”

Ajo thotë se situata në zonë është “plotësisht e paqartë”.

“Njerëzit dolën në rrugë mbrëmë në këtë qytet, ata valëvitnin flamurin ukrainas. Ata thanë se kjo ishte toka e tyre. Ata nuk do të shkonin askund. Kjo është ajo që njerëzit kanë pritur, por askush këtu nuk mund ta besojë se po ndodh në të vërtetë”, tha ajo, shkruan BBC.

07:23 – Ukraina bën thirrje për ‘sanksione shkatërruese’ ndaj Rusisë.

Dmytro Kuleba, ministri i jashtëm i Ukrainës, ka postuar në Tëitter një “listë për të bërë” për komunitetin ndërkombëtar në përgjigje të sulmit të Rusisë.

Ai thotë se “bota duhet të veprojë menjëherë” dhe “e ardhmja e Evropës dhe e botës është në rrezik”.

Kuleba bën thirrje për “sanksione shkatërruese” të menjëhershme, duke përfshirë ndalimin e Rusisë nga përdorimi i sistemit të transaksioneve financiare SËIFT.

Ai gjithashtu thotë se bota duhet “të izolojë plotësisht Rusinë”, duke i ofruar Ukrainës armë dhe pajisje, ndihmë financiare dhe ndihmë humanitare, shkruan BBC.

07:23 – Ushtria ukrainase thotë se ia rrëzoi Rusisë pesë aeroplanë luftarakë dhe një helikopter

Ushtria e Ukrainës ka njoftuar se ka rrëzuar pesë aeroplanë luftarakë të ushtrisë ruse dhe një helikopter.

Njoftimi u bë në kohën kur forcat ushtarake të Rusisë kanë filluar sulmet mbi Ukrainën.

Deri më tani nga sulmet nuk është raportuar për ndonjë viktimë.

06:04 – Presidenti i Ukrainës e konfirmon: Rusia ka nisur sulme ajrore

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka konfirmuar se kishte sulme ajrore në Ukrainë.

Ai thotë se Rusia ka kryer sulme në infrastrukturën e Ukrainës dhe mbi rojet kufitare, shkruan BBC.

“Të dashur qytetarë ukrainas, sot në mëngjes presidenti Putin njoftoi  për një operacion special ushtarak në Donbas. Rusia kreu sulme në infrastrukturën tonë ushtarake dhe rojet tona kufitare. Në shumë qytete të Ukrainës u dëgjuan shpërthime. Ne do të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë territorin e vendit tonë”,ka thënë Zelensky.

“Sot secili prej jush duhet të ruajë qetësinë. Qëndroni në shtëpi nëse mundeni, jemi duke punuar. Ushtria po punon. I gjithë sektori i mbrojtjes dhe sigurisë është duke punuar”.

“Asnjë panik, ne jemi të fortë. Ne jemi gati për gjithçka. Ne do të fitojmë mbi të gjithë, sepse ne jemi Ukraina”.

05:55 – Trupat ruse zbarkojnë në Odessa

Anton Gerashchenko, këshilltar i ministrit të Brendshëm të Ukainës ka bërë të ditur se trupat ushtarake ruse kanë zbarkuar në qytetin e Odessas.

Gerashchenko tha se ata tani po e kalojnë kufirin në Kharkiv.

Ai theksoi se ka pasur sulme me raketa në Aeroportin Vasilkovsky pranë Kievit.

Këshilltari i ministrit të Brendshëm shtoi se kryebashkiaku i qytetit të Dnipros, Borys Filatov, e kishte njoftuar se kishte dëgjuar shpërthime.

Anton Gerashchenko, këto njoftime i ka bër1% në një komunikim zyrtarë me gazetarë në grupin Ëhats App.

04:45 – Biden: Bota do të kërkojë llogari nga Rusia

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e quan sulm të pajustifikuar vendimin e homologut rus, Vladimir Putin, për shpalljen e operacionit ushtarak në rajonin Donbas të Ukrainës.

Ai thotë se “lutjet e gjithë botës janë me popullin e Ukrainës”.

“Presidenti Putin ka zgjedhur një luftë të paramenduar që do të sjellë  humbje katastrofike të jetës dhe vuajtje njerëzore”, ka thënë Biden.

“Vetëm Rusia është përgjegjëse për vdekjen dhe shkatërrimin që do të sjellë ky sulm, Shtetet e Bashkuara, aleatët dhe partnerët e saj do të përgjigjen në një formë të bashkuar dhe vendimtare. Bota do të kërkojë llogari nga Rusia”, shkruan BBC.

Biden thotë se do të ketë një “përgjigje të fortë dhe të bashkuar” nga anëtarët e  NATO-s ndaj çdo agresioni që bëhet kundër aleatë të saj.

04:29 – Putin: Drejtësia dhe e vërteta janë në anën e Rusisë

Presidenti rus Vladimir Putin, ka thënë se “drejtësia dhe e vërteta” janë në anën ruse, duke paralajmëruar se përgjigja e Moskës do të jetë “e menjëhershme” nëse dikush përpiqet të përballet me Rusinë.

Ai thotë gjithashtu se veprimet e vendit të tij janë vetëmbrojtje dhe i thotë ushtrisë së Ukrainës se baballarët dhe gjyshërit e tyre nuk luftuan që të mund të ndihmonin neonazistët, shkruan BBC.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera