Gjithçka që keni dashur të dini për penisin (por keni qenë të turpëruar të pyesni)
Autori: Gazeta inFokus 15:26 | 01 February 2018
Shumica e meshkujve brengosen për madhësinë e penisit, dhe gjithmonë kanë ekzistuar këto brenga.
Për shekuj të tërë penisi është konsideruar simbol i fuqisë, burrërisë, inteligjencës dhe arritjeve. Ndërsa përpjekja për ta modifikuar (zmadhuar) organin nuk është procedurë moderne, transmeton Telegrafi.
Meshkujt e atëhershëm të Indisë kishin provuar zmadhimin e penisit përmes zgjatjes me pesha. Ndërkaq ende më e dhimbshme kishte qenë tradita e lashtë braziliane, ku meshkujt i lejonin gjarpërinjtë t’ua kafshonin mikun e poshtëm!
Historia e trendeve të madhësisë së penisit
Madhësia nuk është gjithçka. Në fakt në të kaluarën penisi i vogël ka qenë në trend. P.sh., rreth 400 vjet para Lindjes së Krishtit, Aristofani e kishte përshkruar mashkullin ideal grek si person që ka: “gjoks shndritës, lëkurë të pastër, shpatulla të gjera, gjuhë të vogël, vithe të forta dhe penis të vogël”. Në anën tjetër, penisi i madh konsiderohej brutal, komik dhe i çuditshëm.
Pra, meshkujt kanë qenë të fiksuar për madhësinë e penisit me mijëra vite. Por çfarë ka ndryshuar kohëve të fundit është numri i meshkujve që e krahasojnë penisin me të tjerët.
Qoftë nëse e shohin ndonjë familjar rastësisht lakuriq apo ndonjë shok të klasës në dhomën e gardërobës së edukatës fizike, meshkujt tani e krahasojnë madhësinë e tyre të penisit me të tjerëve.
Ky është trend brengosës, e veçanërisht për ata të cilët e konsiderojnë veten se kanë penis jashtëzakonisht të vogël. Ironikisht, sipas ekspertëve, shumica e meshkujve që brengosen për madhësinë e tyre kanë madhësi adekuate të penisit.
Prandaj është perceptimi i asaj se çfarë konsiderohet normale që duhet adresuar, e gjithashtu gjendja të cilën disa meshkuj e kanë krijuar si rezultat i brengave të tyre. Këto brenga shpijnë edhe në probleme si shmangia e lidhjeve, depresioni, ankthet dhe konsideratat për ta zmadhuar mikun e tyre.
Madhësia mesatare e penisit
Sipas rezultateve nga një studim i vitit 2015, madhësia mesatare e një penisi të erektuar është 13.12 centimetra.
Por çfarë konsiderohet si realisht madhësi e vogël? Epo, vetëm 2.28 popullsisë bien në këtë kategori dhe madhësi e vogël konsiderohet një penisi i erektuar me madhësi nën 7 centimetra.
Çfarë duan femrat?
Sa shumë diferencë bën madhësia e penisit kur është fjala për seks? Hulumtuesit kanë zbuluar se pavarësisht që ekziston një lidhje pozitive mes meshkujve të cilët kanë penis të madh dhe ndjenjave të tyre të kompetencës seksuale, kjo jo domosdoshmërish përputhet me preferencat e femrave. Studimet tregojnë se deri në 90 për qind e femrave preferojnë penis të gjerë, e jo të gjatë. Madhësia mesatare e vagjinës është vetëm 10 centimetra e thellë; prandaj shumica e meshkujve dhe femrave përputhen mirë.
Shumica e femrave (85%) janë të lumtura me madhësinë e partnerit të tyre. Kjo do të thotë se pakënaqësia e vërtetë është kryesisht në kokat e meshkujve, e jo në realitet.
Zmadhimi i penisit
Disa pacientë konsiderojnë zgjatës të penisit (pajisje të zgjatjes ose përdorimin e teknikës që njihet si ‘jelqing’). Por, masat e tilla mund të shkaktojnë dëme permanente dhe mund të shpijnë në probleme me ereksion. Ato gjithashtu nuk janë aq të suksesshme. Shpeshherë pacientët konsiderojnë edhe zmadhimin e penisit përmes kirurgjisë, por zmadhimi është i kufizuar me këtë metodë. Në studime të shumta, vetëm 25% e meshkujve të cilët iu ishin nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjike kishin qenë të kënaqur me rezultatet.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...