Shëndetësi

Gjithçka që duhet të dini për pilulën e abortit

Autori: Gazeta inFokus 16:31 | 11 August 2017

Në vitin 2012, pilula e abortit ka qenë shkaktar i 21 për qind të procedurave të abortit në SHBA, dhe ky numër është vetëm në rritje. Procedura është tejet e lehtë, nuk kërkon anestezi dhe mund të kryhet në shtëpinë tuaj.

ÇFARË ËSHTË PILULA E ABORTIT

Kjo pilulë nuk është vetëm “pilulë aborti” por kombinim i dy medikamenteve të përshkruar nga mjeku, të cilat funksionojnë së bashku për ta ndaluar shtatzëninë. Dy medikamentet e përdorura janë mifepristoni dhe misoprostoli. Mifepristoni, i cili merret i pari, funksionon duke e bllokuar progesteronin hormon i cili është i domosdoshëm për mbajtjen e shtatzënisë – dhe e shkakton embrionin të largohet nga muri i mitrës. Misprostoli merret brenda dite apo brenda dy ditëve pasi ta keni marrë pilulën e parë. Zakonisht merret në shtëpi dhe funksionon duke shkaktuar ‘dhimbje’ të cilat e boshatisin mitrën – njëjtë sikurse menstruacionet, transmeton Telegrafi.

-Advertisement-

Sipas statistikave nga ‘Planned Parenthood’, pilulat e abortit janë 98 për qind efektive nëse merren gjatë tetë javëve të para të shtatzënisë. Nga 8-9 javë të shtatzënisë, pilula është efektive 96 për qind, ndërsa është 93 për qind efektive në javën e 9’të dhe të 10’të të shtatzënisë.

KUSH MUND TA PËRDORË KËTË PILULË?

Aborti me medikamente është procedurë e sigurt dhe e zakonshme për ndaljen e tremestrit të parë të shtatzënisë. Edhe personat nën 18 vjeç janë të aftë të kryejnë aborte me pilulë aborti, por shumica e shteteve kërkojnë leje prindi për ta kryer një procedurë të tillë (dhe në disa raste, duhet marrë leje nga dy prindërit).

CILAT JANË EFEKTET ANËSORE?

Shumica e njerëzve e krahasojnë abortin me medikamente me ndjenjën e një dështimi të shtatzënisë në fazën e hershme – prandaj efektet e para fizike janë gjakderdhja dhe dhimbjet e barkut. Por efektet tjera anësore përfshijnë marramendje, vjellje, diarre, lodhje, etj. Rreziku i infeksionit me pilula aborti është shumë i vogël, por jo i pamundshëm. Megjithatë, nëse keni infeksion, doktori mund t’ju përshkruajë antibiotikë.

SA I SIGURT ËSHTË ABORTI ME PILULA?

Një studim nga Princeton i vitit 2012 ka zbuluar se më pak se 1 për qind e njerëzve që abortojnë me pilula kanë pasur efekte serioze anësore apo abort jo komplet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera