Gjithçka ndodh brenda një ore, mjeku shpjegon shkaqet që sjellin vdekjen e papritur
Autori: Gazeta inFokus 08:22 | 19 September 2024
Ndarja e parakohshme dhe e papritur nga jeta e ish-deputetit të PD, Gerti Bogdani tronditi politikën dhe opinionin publik të mërkurën.
Bogdani u nda nga jeta pas një ataku kardiak, teksa ishte duke konsumuar një kafe me miqtë e tij në një nga kafenetë e kryeqytetit.
Mjeku Indrit Temali shpjegoi në emisionin Barometri në Euronews Albania se vdekja e papritur kardiake është një ngjarje që ndodh dhe nuk zgjedh, edhe pse pak flitet për të.
Ai tregoi se vdekja e papritur nuk ka shenja që i paraprijnë dhe mund të ndodhë për një sërë shkaqesh.
“Ne si kardiologë jemi pak më të mësuar me ngjarje të tilla, në mjekësi njihet si vdekja e papritur, është një temë pak e trajtuar, është mirë që komuniteti të informohet me këtë ngjarje, që ndodh dhe nuk zgjedh. Vdekja ndodh brenda një ore në një person dukshëm të shëndoshë pa sëmundje, vdekja e papritur nuk ka shenja që i paraprijnë, gjithçka ndodh brenda një ore”, tha mjeku.
“Shkaqet janë nga të ndryshmet, aritmitë janë 70-80 e vdekjeve të papritura, mund të ndodhë nga shkaqe të aortës, bllokim të arterieve të mushkërive, nga infarktet, nga dëmtimi i muskulit të zemrës, nga valvulat e zemrës, edhe nga patologji të kanaleve jonike që janë shumë më të holla dhe janë të përcaktuara gjenetikisht. Ka një sërë shkaqesh për vdekjen e papritur kardiake”, shpjegoi mjeku.
Të tjera
-
Në Jabllanicë janë zhdukur familje të tëra, thotë kryetarja e Këshillit të Ministrave të BeH
Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Borjana Krishto...
-
Haxhiu nga QKUK: Qeveria po injoron kërkesat e punëtorëve të shëndetësisë, po e zhvatin buxhetin
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka publikuar një vide...
-
Ministrja Haxhiu ankohet në Këshill të VV-së që u intervistua nga Prokurorët
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se kur ishte ftuar për inte...
-
Rruga në Veternik vërshohet nga uji pas reshjeve të shiut
Reshjet e shiut kanë bërë që veturat thuajse të “fundosen” në ujë në Veternik...
-
Këto zona furnizohen me ujë nga Liqeni i Badocit (HARTA)
Ka disa ditë që është njoftuar se në Liqenin e Badocit është rritur nivel...
-
Kurti: Pas liberalizimit s’pati rritje të ikjeve nga Kosova, por shumë qytetarë po kthehen
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka marrë pjesë në një konferencë...
-
Abdixhiku nga Rugova me të rinjtë e Kosovës: Nga sot, po nisim rrugën e të ardhmes bashkë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, qëndroi në Rugovë...
-
Kontingjenti 31 hungarez i KFOR-it nis shërbimin në Kosovë
Kontingjenti i 31-të i Forcave të Mbrojtjes Hungareze ka filluar shërbimin e ...
-
Personi i plạgosur në Mitrovicë dërgohet në QKUK për trajtim
Sot rreth orës 15:00 në Mitrovicë ka ndodhur një incident me armë zjarri, ku ...
-
Vitia me thirrje për vaksinimin kundër gripit sezonal: Parandalimi është gjithmonë më i mirë se mjekimi
“Gripi, në raste të caktuara, mund të jetë një sëmundje shumë serioze dhe mun...
-
Kurti: Perëndimi t’i ndërpresë ndihmat Serbisë, sanksiononi ata që bashkëpunojnë me personat në listë të zezë
Kryeministrit Albin Kurti ka kërkuar që lista e zezë duhet të japë rezultate ...
-
Mandl kritikon pushtetin në Serbi: Po sillet në mënyrë agresisve duke mos e pranuar të kaluarën
Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka akuzuar lidershipin në Serbi se po sil...