Lajme

Gjithçka gati për performancën e Era Istrefit në finalen e Botërorit 2018 (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 15 July 2018

Këngëtarja kosovare Era Istrefi pritet që sot të performojë këngën e Kampionatit Botëror, ”Live It Up” në hapjen e ceremonisë finale në Rusi.

Ajo po realizon provat gjenerale dhe për performancën e saj të sotme në Moskë krah Nicky Jam dhe Will Smith, gjithçka është gati, njofton Klan Kosova.

Se asgjë nuk ka ndryshuar rreth marrëveshjeve të parapara për perfomancën e Era Istrefit dhe për përgatitjet, ka konfirmuar për klankosova.tv, vet nëna e këngëtares, Syzana Tahirsylaj.

-Advertisement-

”Gjithcka është mirë dhe gati. Nuk ka ndryshuar asgjë”, ka thënë ajo në prononcimin e saj.

Këngëtarja kosovare Era Istrefi pritet të performojë sot në stadiumin Luzhniki.

Ajo të premten mbajti konferencën e saj të parë për shtyp nga ku dhe deklaroi se ndjehet e lumtur që është pjesë e Botërorit 2018.

Për paraqitjen finale të Botërorit ku pritet të ndeshen Franca me Kroacinë bëhet e ditur se Era Istrefi ka përgatitur një veshje të veçantë këshilluar me shumë stilistë, e cila do ta bëjë atë të duket glamuroze.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy