Rozë

Gjithçka është ndryshe”, Rihanna tregon vështirësitë që po përjeton në shtatzëninë e dytë

Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 03 May 2023

Rihanna u shfaq në Met Gala me një fustan të bardhë Valentino dhe barku i saj i rrumbullakosur ‘rrëmbeu’ vemendjen e të gjithëve.

Pyetjet rreth shtatzënisë së dytë nuk kishin si të mungonin nga gazetarët dhe Rihanna duket shtatzëninë e dytë po e përjeton shumë më vështirë se ajo e para.

Ndërsa qëndronte jashtë Muzeut Metropolitan të Artit, ajo u pyet se si po shkon shtatzënia e saj e dytë, shkruajnë mediat e huaja.

-Advertisement-

‘Ndihem mirë, kam energji por definitivisht nuk kam mall. Gjithçka është shumë e ndryshme në krahasim me shtatzëninë e parë. Kam shumë të vjella por përsëri po e shijoj”,-tha këngëtarja.

Rihanna gjithashtu zbuloi se ishte ndjerë e lodhur gjatë gjithë shtatzënisë së saj të parë dhe kërkonte shumë ëmbëlsira. Teksa fliste për djalin e saj, fëmijën e saj të parë me ASAP Rocky, Rihanna zbuloi se është e dashuruar me djalin e saj.

“Jam e dashuruar, jam e fiksuar. Ai po rritet shumë, është i bukur, një fëmijë i lumtur”,-shprehu Rihanna.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera