Fokus

Gjithçka çfarë duhet të dini për ujin në mushkëri, kush rrezikohet më shumë nga kjo sëmundje?

Autori: Gazeta inFokus 17:45 | 07 December 2021

Në emisionin Doktor Plus prodhim i Gazetës Infokus doktori pulmolog Shpëtim Thaçi tregoi për sëmundjen më të shpeshtë e cila gjendet në mushkëri.

Si pasojë e sëmundjeve të mëdha që përballet organizmi i një personi, sëmundja më e shpeshtë që gjendet tek mushkëritë është efuzionet pleurale, apo ndryshe grumbullimi i ujit në mushkëri.

Kjo sëmundje, apo ky grumbullim i ujit në mushkëri vjen si pasojë e kalimit të sasisë së prodhimit të ujit të rregullt, i cili është deri në 10ml, dhe kur e kalon këtë sasi vjen deri shkaktimi i kësaj sëmundje.

-Advertisement-

Sipas pulmologut, Dr. Shpëtim Thaçi, kjo duhet të konsiderohet një urgjencë që duhet të ketë intervenim të shpejtë tek pacienti.

“Konsiderohet një urgjencë jashtëzakonisht e madhe pulmologjike, e cila kërkon intervenim të shpejtë në kuptimin e diagnostikimit të shpejtë të këtyre pacientëve me qëllim të eliminimit, apo largimit të këtij uji dhe e kthyimit në normalitet të atij pacienti”, tha pulmologu Thaçi në emisionin Doktor plus, prodhim i Gazetës Infokus.

Thaçi gjithashtu theksoi se në rastet kur kapaciteti absorbues është më i vogël, sesa ai lirues, atëherë vjen deri tek grumbullimi i ujit në mushkëri, ky kapacitet që sipas tij është 20 herë me i madh se sa kapaciteti i sekretimit të asaj sasie të ujit.

Si shkaktar kryesor pulmologu Shpëtim Thaçi, ka radhitur një numër të madh të sëmundjeve, të cilat shkaktojnë e grumbullimin e ujit në mushkëri.

Thaçi shkaktarët kryesor të kësaj sëmundje i ndan në dy grupe, grupin e sëmundjeve që ndikojnë direkt në grumbullimin e ujit në mushkëri dhe sëmundjet e tjera të cilat ndikojnë në mënyrë jo të drejtpërdrejtë.

“Grupi i sëmundjeve të cilat ndikojnë në mënyrë direkte në mushkëri janë infeksionet e mushkërive, ajo e cila në literaturë njihet si pezmatimi i mushkërive apo pluomuni, të cilat mund të jenë me etiorogji të ndryshme pra qoftë ato bakteriale, virale, mikotike, pastaj sëmundjet e ndryshme të malinjes, sikur që janë karcinomat e mushkërive”.

“Dhe ekzistojnë grupi tjetër i sëmundjeve të cilat nuk e atakojnë direkt mushkërinë, por i atakojnë sistemet e tjera të organeve sëmundjet e tjera të malinjes qoftë sëmundje të tjera kardiake të cilat si komplikim japin efuzionet pleurale “, tha pulmologu Shpëtim Thaçi, në emisionin Doktor Plus.

Se pse është grumbullimi i ujit në mushkëri njëra nga sëmundjet me të shpeshta, pulmologu Thaçi, tha se kjo vjen si pasojë e infektimeve dhe sëmundjeve të shpeshta.

Pulmologu tha se duke e pasur parasysh që një numër i madh i sëmundjeve japin edhe efuzionet pleurale, apo grumbullimin e ujit në mushkëri, normalisht që është një patologji jashtëzakonisht e shpeshtë.

Sipas tij kjo nënkupton që duke pasur parasysh që ekzistojnë shumë sëmundje që japin efuzione pleurale, si p.sh. pacientët të cilët kanë pamjaftueshmëri kardiake si pasojë vjen deri tek grumbullimi i ujit në mushkëri.

“Shpesh herë si një pasojë e pamjaftueshmërisë vjen deri tek grumbullimi i ujit. Pacientët të cilët kanë sëmundje malinje karcënoma të cilit do organ, mund të komplikohen me efuzione pleurale dhe rrjedhimisht vërtetë mund të themi se janë sëmundje jashtëzakonisht të shpeshta që ne i hasim në klinikën e pulmologjisë, por edhe në institucionet e Olives të cilët pacientët vijnë në një klinikë dhe kërkojnë ndihmë”, tha doktor Shpëtim Thaçi.

Sipas tij kjo sëmundje iu takon zakonisht moshave të shtyera, por që nuk do të thotë që nuk zhvillohet edhe tek moshat e reja.

Ndërsa sa i përket gjinisë, tek kjo sëmundje sipas pulmologut nuk ka ndonjë dallueshmëri të madhe sipas studimeve.

“Ekzistohet një diskrepancë e madhe në mes të gjinisë mashkullore dhe asaj femërore për sa i përket përqindjes të zhvillimit të efuzioneve pleurale, si arsye kryesore është se gjinia femërore dihet që ka një karcënom më të shpeshtë si prsh. karcënoma e gjirit, e cila jep efuzione pleurale, por ajo baraspeshohet me një karcenom të mushkërive i cili është më i shpeshtë tek gjinia mashkullore”, tha Thaçi.

Disa nga simptomat që pulmologu Shpëtim Thaçi i tregoi, janë ato të frymënxënies, si dhe dhembja në gjoks.

Frymënxënia sipas tij është simptomi kryesor, i cili e orienton pacientin deri tek mjeku për të kërkuar ndihmë dhe arsyeja e cila vjen deri tek frymënxënia e një personi është zhvillimi i grumbullimit të ujit në mushkëri.

Si simptomë tjetër është edhe dhembja e gjoksit, e cila po ashtu është karakteristikë e cila është shumë e madhe dhe varësisht prej shkaktarëve të tij diagnostikohet edhe pacienti.

“Varësisht prej shkaktarëve grumbullimin e ujit ndryshon edhe simptomatologjia, p.sh. nëse kemi të bëjmë më një efuzion pleural, i cili si zhvillues vjen si pasojë e një pneumonie, normalisht që ai pacient do të ketë ethe dhe do të ketë temperaturë, i cili duhet të diagnostikohet dhe të trajtohet konform diagnozës, e cila ka shkaktuar pikërisht efuzionin”, tha pulmologu.

Më poshtë gjeni intervistën e plotë të pulmologut, Shpëtim Thaçi:/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera