Gjinovci: Të gjithë fermerët të vaksinojnë gjedhet e tyre
Autori: Gazeta inFokus 15:19 | 19 July 2017
Kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Valdet Gjinovci tha se vaksinimi i gjedheve do të përfshijë gjithë territorin e Kosovës, duke përfshirë edhe veriun.
Ai ka thënë me rastin e fillimit të fushatës së vaksinimit të gjedheve kundër sëmundjes gungore të lëkurës në fshatin Dardani të Pejës, se janë rreth 280 mijë krerë gjedhe që do të vaksinohen këtë vit.Gjinovci tha se kanë siguruar sasi të konsiderueshme të vaksinave, prej 365 mijë dozave, që sipas tij, do t’iu mundësojë të gjithë fermerëve që të vaksinojnë gjedhet.
Ai ka apeluar gjithë fermerët që të vaksinojnë gjedhet për shkak të rëndësisë së madhe që ka parandalimi i kësaj sëmundje.
Sipas Gjinovcit, vaksinimi i gjedheve kundër sëmundjes së lëkurës ka dhënë rezultate të mira, pasi që siç tha ai, këtë vit nuk është paraqitur asnjë rast me këtë sëmundje, ndërkohë që lëvizja e kafshëve nga ferma në fermë duhet të bëhet vetëm me lejen e veterinarit të kontraktuar.
Për fermerin Dukagjin Deda nga Peja, vaksinimi ka rëndësi të madhe pasi që ai vlerëson se parandalimi i sëmundjes gungore të gjedheve reflekton në shëndetin e përgjithshëm.
Deda, i cili ka 40 krerë gjedhe, thotë se për dallim me vitin e kaluar që ka pasur shumë raste të gjedheve të sëmura nga ky virus, deri më tash asnjë nga krerët e tij nuk kanë pasur sëmundjen e lëkurës. Ndryshe, fushata e nisur sot për vaksinimin e gjedheve do të zgjasë tri javë.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...