Lajme

Gjinovci për rezultatin e tmerrshëm të PISA-s: “Mjerimi po vazhdon të jetë stabil”

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 03 December 2019

Edhe rezutlatet e PISA-s 2018, e vendosën Kosovën në vendin e njëjtë sikur të ato të 2015.

Veç dy vende janë më keq se Kosova, por dallimi është që në vitin 2015 ishin 72 vende pjesëmarrëse e tash 79, shkruan gazeta inFokus.

E Drejtori Ekzekutiv i Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim, Rron Gjinovci, ka reaguar ashpër me rezultatet e testit të fundit e që i cili e shpërfaq edhe njëherë cilësinë shumë të dobët të arsimit në Kosovë.

-Advertisement-

“PISA nxjerrë që mjerimi ynë i shkollimit (në lexim dhe matematikë) është “STABIL”. Ndërkaq në shkencë mjerimi po thellohet me “rënie”, ka thënë Gjinovci.

Tutje, Gjinovci thotë që nxënësit tanë kanë pasur rënie drastike në matematikë e rënie të lehtë në lexim, por që ajo në shkencë është më e vogël pasi që jemi në fund të fundit, shkruan gazeta inFokus.

“Përderisa nxënësit me arritje të lartë shënojnë rënie drastike në shkencë (-24.1 pikë) dhe rënie të lehtë në lexim (-4.6 pikë), nxënësit e dobët rënien në shkencë e kanë më të vogël (-3.5 pikë) sepse janë në fundin e fundit. Por ka dicka pozitive, më në fund nxënësit e dobët kanë filluar të mësojnë të lexojnë (+22 pikë)”, shkruajti Gjinovci.

Por, me ironi, Gjinovci thotë që nuk duhet të brengosemi pasi mjerimi është stabil.

“Mos u brengosni, PISA po thotë se mjerimi vazhdon të jetë stabil”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera