Lajme

Gjinovci: Kurti duhet ta bindë Bidenin që të merret edhe më shumë me Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 22:10 | 22 February 2021

Aktivisti Rron Gjinovci thotë se administrata e presidentin Joe Biden duhet të merret më shumë me vendin tonë. Për këtë, Gjinovci thotë se amerikani duhet të bindet nga Kurti dhe Osmani.

“Është detyrë e kryeministrit dhe e presidentes së ardhshme me bo çka është e mundur që me bind administratën e Biden me u marrë hala më seriozisht sesa ndoshta ata që mendojnë me neve”, tha Gjinovci në Pressing.

“Biden është një prej personave ndoshta dhe i fundit në SHBA që e njeh mirë krejt problemin e vendeve të ish-Jugosllavisë e sidomos të Kosovës”, shtoi ai.

-Advertisement-

Gjinovci u shpreh i habitur që ambasadori amerikan Philip Kosnett tha se është i kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve.

“Për mua ishte e papritur”, theksoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera