Lajme

Gjinovci: Krejt ndërkombëtarët janë hipokrita

Autori: Gazeta inFokus 14:16 | 18 March 2023

Analisti Rron Gjinovci, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, në prag të takimit mes kryeministrit të Kosovës Albin kurtit dhe presidentit serb Aleksander Vuçiq, ka deklaruar se të gjithë ndërkombëtaret janë hipokrita.

‘’Veç ta dimë që krejt ndërkombëtarët janë hipokrita. Thojshin kush nuk e pranon marrëveshjen ka me hangër’’, ka deklaruar Gjinovci.

Ai po ashtu ka deklaruar se tash kur marrëveshjen nuk është duke e pranuar presidenti serb, nderkombetarët kanë deklaruar se marrëveshja nuk është më e rëndësishme.

-Advertisement-

‘’ Tash që marrëveshjen s’po e pranon Vuçiçi po thojnë s’osht me randësi nënshkrimi. Nime?! E çka koka me randësi në marrëveshje?’’, ka shkruar Gjinovci në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera