Lajme

Gjinovci analizon protestën e sotme: Kosova është gati për protestat më masive që ka parë ndonjëherë

Autori: Gazeta inFokus 19:07 | 28 May 2020

Analisti Rron Gjinovci ka analizuar tubimin në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë në atë që është quajtur “prova e dytë për protestë” e organizuar nga lëvizja Vetëvendosje.

Gjinovci i cili edhe vetë kishte marrë pjesë në shënimin e pikave të kuqe në shesh në mënyrë që të mbahet distanca midis protestuesve, ka thënë se sot nuk ka marrë pjesë në protestë, mirëpo ai ka dalë me një konstatim në bazë të fotove dhe videove në media.

“Siç duket Kosova është gati për protestat më masive që ka parë ndonjëherë. Urime”, ka shkruar ai, ndër të tjera në një status ironizues në Facebook.

-Advertisement-

“Si pronar i kompanisë “Protesta GmbH” me seli në Gjermani (e cila merret me ofrimin e shërbimeve të konsulencës për protesta 😂), ndonëse nuk isha prezent, pasi i shqyrtova fotot dhe videot që qarkulluan në media, konstatoj se prova e sotme e LVV kaloi me sukses në kushtet e pandemisë. Siç duket Kosova është gati për protestat më masive që ka parë ndonjëherë. Urime!”, shkruan Gjinovci.

Ndryshe, edhe më herët në sheshet e Prishtinës janë organizuar ‘prova për protesta’, por me një numër më të vogël të pjesëmarrësve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera