Rozë

Gjinjtë natyralë i kanë pasurinë më të madhe

Autori: Gazeta inFokus 08:58 | 21 December 2017

Gjinjtë natyralë janë të rrallë në botën e shoubiznesit. Më së shpeshti prapa gjinjve të bujshëm fshihen operacionet plastike.

Por, për gjinjtë mahnitës të damave që do t’i prezantojmë është përkujdesur natyra dhe nuk kanë pasur nevojë për silikon.

Tyra Banksit pikërisht format e bujshme të trupit i kanë ndihmuar që të arrijë karrierë të suksesshme në modë dhe televizion, transmeton.

-Advertisement-

Ish-supermodelja sot është producente e shout garues “America’s Next Top Model”, është njëra prej themelueseve të markës së kozmetikës “True Beauty” dhe udhëheqëse e shout televiziv “Tyra Banks Show”.

Ndikimin e saj në medie ajo e shfrytëzon për promovimin e pamjes së shëndetshme të femrave, ndërsa gjinjtë e saj të bujshëm janë pjesë e pashmangshme e suksesit të saj.

Jennifer Love Hewitt e ka pranuar se pikërisht gjinjtë e saj të mëdhenj i kanë hapur shumë dyer në industrinë filmike. Gjatë një interviste ajo kishte deklaruar se do t’i sigurojë gjinjtë e saj për 10 milionë dollarë.

“O Zot, më dhuro gjinj aq të mëdhenj sa derisa qëndroj e shtrirë të mos i shoh këmbët e mia”, kështu ishte lutur si adoleshente këngëtarja Katy Perry, përcjell “Zeri.info”.

Dhe rezultatet e dëshirës së saj janë më se të dukshme. Ylli i filmave “Desperado”, “Dogma” dhe “Wild Wild West”, Salma Hayek, në secilin film të saj ka arritur të shfrytëzojë përparësitë e pamjes së saj të bukur e sidomos të gjinjve impozantë.

Christina Hendricks me gjinjtë e saj ka bërë revolucion në standardet e bukurisë femërore. Me paraqitjen e saj ajo ka rrënuar mitin e “të qenit vitale si masë”, e cila me vite ka shërbyer për ideal të bukurisë femërore.

Si adoleshente, Sofia Vergara ishte ankuar për gjinjtë e saj të bujshëm, ndërsa në moshën 13 vjeçe kishte shqyrtuar mundësinë që t’i zvogëlonte nëpërmjet operimit plastik.

Për fat ajo kishte hequr dorë nga kjo dhe sot kënaqet me trupin e saj, sidomos me gjinjtë.

Image

Image

Image

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera