Lajme

Gjini publikon fotografi duke pirë kafe me një qytetarë nga komuniteti rom: Në vendin tonë nuk ka vend për diskriminim

Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 22 November 2021

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka reaguar pas lajmit se disa qytetarë të komuniteteve joshumicë nuk janë shërbyer në një lokal në këtë komunë.

Gjini përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se në në Kosovë nuk ka vend për kurrfarë diskriminimi.

Ai ka postuar një fotografi ku shihet i shoqëruar nga një pjesëtar i komunitetit rom, në një kafiteri në Gjakovë.

-Advertisement-

Më këtë rast, Gjini ka lënë edhe një mesazh: “Le të nxjerrim mësim të gjithë dhe të mos i përsërisim gabimet. Na kushtojnë të gjithëve”.

Postimi i plotë:

Unë po pi kafe me Florentin!

Florenti është një djalë i jashtëzakonshëm, mik dhe mbështetës i imi në zgjedhjet e fundit.

Në vendin tonë nuk duhet të ketë vend për kurrfarë diskriminimi.

Le të nxjerrim mësim të gjithë dhe të mos i përsërisim gabimet. Na kushtojnë të gjithëve!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera