Lajme

Gjini: Nga Këshilli i partisë e duan Haradinajn president, do ta diskutojmë me partnerët

Autori: Gazeta inFokus 18:08 | 12 August 2020

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini ka deklaruar se ka zëra brenda Këshillit të AAK-së që e duan Ramush Haradinajn presdient të Kosovës, por thotë se për një çështje të tillë duhet diskutuar me partnerët e koalicionit.

Gjini tha se gjatë mbledhjes së kryesisë, kanë diskutuar në lidhje me këtë dhe shpresojnë se partitë politike do të gjejnë një rrugë që të zgjedhin presidentin e vendit, pa shkuar në zgjedhje.

“E kemi diskutuar gjatë çështjen e qeverisjes. Ne mendojmë se mund të ketë rrethana të reja, sa i përket zgjedhjes së presidentit të Kosovës. Po e them këtë për shkak se edhe nëse nuk do të ketë konfirmim të aktakuzës për presidentin Thaçi, që ne të gjithë kemi shpresuar se nuk do të konfirmohet ajo aktakuzë, ne prapë se prapë për disa muaj duhet të ketë zgjedhje të presidentit. Aleanca nuk mendon se vendi duhet të shkoj në zgjedhje, për shkak se nuk do të arrihet të zgjedhet presidenti. Shpresojmë se partitë politike do ta gjejnë rrugën për me zgjedh presidentin e ri të vendit. Ka thirrje në Këshillin Drejtues që kryetari Haradinaj të jetë kandidat për President. Këto çështje do t’i shqyrtojmë. Do t’i shqyrtoj edhe kryetari Haradinaj edhe me partnerët e koalicionit”, tha Gjini.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera