Lajme

Gjini: Babë i kanë thanë veç Stalinit, Enverit e Titos, nuk dashurohen politikanët

Autori: Gazeta inFokus 22:23 | 04 July 2023

Ardian Gjini, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se nuk i lexon komentet nëpër mediat sociale.

Ai në Presing të T7 ka thënë se çuditet kur i thuhet një politikani “baba”, referuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

“Me i tha dikujt babë vetëm Stalinit, Enverit e Titos i kanë thënë, bile njëherë jam bërë arrogant iu kam thënë shkoni more kërkoni falje baballarëve tuaj të vërtetë”, ka thënë Gjini.

-Advertisement-

Ai tha se kjo është qasje komuniste, duke shtuar edhe edhe nëpër studio televizive shpesh shprehet dashuri për politikanët.

Sipas Gjinit në vendet demokratike nuk shndërrohen politikanët në idhuj. /

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera