Lajme

Gjinekologjia bëhet me pajisje të reja

Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 17 October 2018

Klinika e Gjinekologjisë në QKUK është bërë me pajisje të reja të operacionit.

Stafi i kësaj klinike tashmë do të punojnë në tavolina të reja gjinekologjik e me llamba operative.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka premtuar se pas sallave do të ndërrohen edhe shtretërit për pacientët.

-Advertisement-

“Po i japim fund edhe gjendjes jo të mirë në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK. Për vite me radhë kjo klinikë ka funksionuar me pajisje të vjetra në sallat e operacionit, të cilat kanë vështirësuar punën e profesionistëve shëndetësorë. Pas sallave operative, do t’i ndërrojmë edhe shtretërit për pacientet në këtë klinikë”, ka thënë Ismaili. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera