Rajoni dhe Bota

Gjindet trupi i vdekur i vajzës 3 vjeçare, arrestohet babai i saj

Autori: Gazeta inFokus 16:58 | 11 July 2020

Një burrë 29 vjeçar nga qyteti i Kansas, i cili ka raportuar si të zhdukur vajzën e e tij 3 vje[are, gjatë ditës së premte, është arrestuar pas disa orësh si i dyshuar për vrasjen e saj.

Policia e gjeti trupin e Olivia Jensen afër një shtegu në qytetin e Kansas, raporton Fox News, shkruan Insajderi.

-Advertisement-

I dyshuari Howard Jensen lll, babai i vajzës, raportoi zhdukjen e fëmijës së tij të premtën në stacionin e policisë së qytetit.

Mirëpo, kishte shumë gjëra që nuk përputheshin në dëshminë e tij. Kur ai raportoi në polici, tha se e kishte parë për herë të fundit vajzën në ora 11 të pasdites të se enjtes, para se të flinte, dhe se vajza nuk ndodhej në shtëpi në 5 e 30 të mëngjesit të se premtes.

I dyshuari thotë që gjeti derën e shtëpisë të hapur, mirëpo ai thirri policinë 3 orë pasi e kuptoi që vajza është zhdukur.

Policia dëgjoi versione të ndryshme të tjera gjatë ditës, ndërkohë që asnjë prej tyre nuk përputhej.

Jensen është arrestuar për abuzim fëmijës dhe vrasje të shkallës së parë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera