Lajme

Gjimnazit në Podujevë i pikon çatia (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 15:58 | 24 Tetor 2017

Edhe pse ka më pak se një vit që kur është përuruar objekti i shkollës së mesme “Aleksandër Xhuvani” në Podujevë, shiu që po bie është futet brenda.

Korridoret e kësaj shkollë janë mbushur me shiun që po pikon nga çatia e këtij objekti, shkruan Infokusi.com

Portali “Infokusi.com” ka siguruar disa fotografi ku shihen kova të vendosura në korridoret e shkollës por dhe pjesë të tjera ku shihet uji në pllaka.

-Advertisement-

Kjo nuk është hera e parë që kjo shkollë po përballet me problem të tilla, portali “Infokusi.com” kishte raportuar pak muaj më parë për problemin e njëjtë (kliko këtu).

Ndërtimi i kësaj shkollë ka filluar në vitin 2009 ndërsa pas 7 viteve është lëshuar në funksion./INFOKUSI

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy