Lajme

Gjimnazi që iu ndërruan shumë emra

Autori: Gazeta inFokus 09:49 | 12 August 2018

Shumë emra i janë ndërruar gjimnazit më të vjetër në Prishtinë, që tani quhet gjimnazi “Sami Frashëri”.

Kjo shkollë, e cila u themelua në vitin 1913, është ndër shkollat e para të mesme në Kosovë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Koha kur ishte hapur gjimnazi i përkiste sundimit turk, ku, ndonëse nxënësit dhe mësimdhënësit ishin shqiptarë, mësimi mbahej në gjuhen turke. Kjo ndodhi, sepse pushteti i asaj kohe nuk lejonte shkolla në gjuhën shqipe.

-Advertisement-

Në vitin 1944 shkolla e mori emrin gjimnazi “Sami Frashëri”, të cilin e mbajti vetëm 1 vit. Ndërkaq nga viti 1945 deri në vitin 1955 gjimnazi nisi të punonte në dy gjuhë, me emrin “Gjimnazi real shqiptar” dhe “Gjimnazi real serb”.

Viti 1955 shënoi një tjetër ndryshim për këtë shkollë, e cila u shpall si gjimnaz i përzier duke u quajtur me një emër të përbashkët, si gjimnazi “Ivo Llolla Ribar”.

Pos ndërrimit të emrave, periudha më e vështirë që e karakterizon këtë shkollë është dëbimi i nxënësve dhe mësimdhënësve shqiptarë dhe detyrimi për të mësuar nëpër shtëpi-shkolla.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera