Sport

Gjilani zhvendoset në Durrës për përgatitje

Autori: Gazeta inFokus 22:15 | 16 January 2021

Skuadra e Gjilanit gjatë ditës së sotme është zhvendosur në Durrës, atje ku do të nisin përgatitjet për pjesën e mbetur të sezonit, shkruan Gazeta inFokus.

Me anë të një postimi në llogarinë e tyre zyrtare, skuadra nga Gjilani ka njoftuar që të gjithë lojtarët kanë udhëtuar dhe janë në gjendje të mirë.

Më poshtë gjeni njoftimin e klubit, pa ndërhyrjen e redaksisë./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Skuadra zhvendoset në Durrës, vijon përgaditjet për pjesën e dytë kampionale
Durrës, 16 Janar- Skuadra e Gjilanit nën udhëheqjen e kryetrajnerit, Bylbyl Sokoli, nga qyteti i Gjilanit është zhvendosur në qytetin bregdetar të Durrësit, për ti vijuar përgaditjet për pjesën e dytë kampionale të edicionit 2020/2021.
Skuadra ka udhëtuar e plotë, kurse gjendja e futbollistëve është e mirë dhe stabile.Vlenë të ceket se Keita Razak po punon i diferencuar nga skuadra dhe gjendet në fazën finale të rikuperimit, ku shumë shpejt do ti bashkangjitet grupit të futbollistëve.
Të diferencuar nga grupi gjithashtu po stërvisin edhe Edison Kqiku e Tomislav Bushiq, me Kqikun i cili po rikuperohet nga lëndimi prej ndeshjes kundër Ballkanit dhe Bushiq, i cili po punon maksimalisht për tu rikthyer në formën maksimale në pjesën e dytë kampionale të këtij edicioni.
Skuadra përgaditjet do ti vijoj për 15 ditë në Shqipëri, me kushtet atmosferike të cilat janë të favorëshme për vazhdimin e përgaditjeve në mënyrë sa më cilësore.
Gjatë kësaj faze përgaditore skuadra gjithashtu do të luaj edhe disa ndeshje testuese, mbi të cilat do ju informojmë me kohë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera