Sport

Gjilani vazhdon me fitore në ndeshjet miqësore

Autori: Gazeta inFokus 21:31 | 24 January 2021

Skuadra e Gjilanit është duke e zhvilluar fazën përgatitore për stinorin pranveror në bregdetin e Durrësit, shkruan Gazeta inFokus.

Krahas përgatitjeve gjilanasit kanë luajtur edhe disa ndeshje miqësore në bregdetin shqiptar.

Një takim të karakterit miqësorë të drejtuarit e Bylbyl Sokolit e kanë zhvilluar edhe mbrëmjen e së dielës.

-Advertisement-

Gjilani e ka mposhtur 2 Korrikun me rezultat 3-0, në duelin e luajtur në Durrës.

Golat për ‘Kuqebardhët’ i shënuan Gerhard Progni, Ardit Hila dhe Qëndrim Dautaj.

Kjo ishte miqësorja e katërt në Shqipëri e zhvilluar nga gjilanasit, ku kanë regjistruar tri fitore dhe një barazim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera