Lajme

Gjilani ua siguron transportin luginasve për zgjedhjet në Serbi

Autori: Gazeta inFokus 15:40 | 14 December 2023

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se është siguruar transporti për të gjithë qytetarët e Luginës së Preshevës për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 17 dhjetorit në Serbi.

Hyseni tha se për më shumë informata, qytetarët duhet të drejtohen tek Zyra për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc në kuadër të komunës së Gjilanit.

“Të mobilizohemi për të vazhduar betejën për të vërtetën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, shkroi Hyseni, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 17 dhjetorit në Serbi, Qeveria e Kosovës po e mbështet listën “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi”.

Kjo listë është e përbërë nga pesë parti politike shqiptare, Partia për Veprim Demokratik, Partia Demokratike Shqiptare, Lëvizja e Progresit Demokratik, Unioni Demokratik Shqiptar dhe Aleanca për Luginën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera