Lajme

Gjilani shpall “Qytetar Nderi” presidentin Bujar Nishani

Autori: Gazeta inFokus 07:57 | 12 May 2017

Me iniciativë të kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, të premten, Kuvendit Komunal i Gjilanit do ta shpall “Qytetar Nderi” presidentin e Republikës së Shqipërisë, shkëlqesinë e tij, Bujar Nishani.

Fillimisht, presidenti shqiptar do të takohet me kryetarin Haziri.

Ndërkaq, në sallën e Kuvendit, presidentit të Shqipërisë, i jepet titulli më i lartë i Komunës, “Qytetar Nderi”.

-Advertisement-

Ndërkohë në sallën e teatrit të qytetit, presidenti Nishani shpërndan dekorata për personalitetet e Gjilanit dhe Anamoravës, të cilët kanë dhënë kontribut të madh për lirinë e shqiptarëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera