Lajme

Gjilani përfiton një projekt në vlerë prej 400 mijë euro

Autori: Gazeta inFokus 15:26 | 10 August 2018

Komuna e Gjilanit ka përfituar sot edhe një projekt nga Komisioni Evropian, që është i katërti partneritet me këtë institucion të rëndësishëm.

Kësaj radhe projekti ka të bëjë me përfshirjen e të rinjve dhe vajzave në bujqësi në kuadër të promovimit për ekonomi sociale dhe qëndrueshmërisë së zhvillimit lokal ekonomik.

Marrëveshjen me Komisionin Evropian e ka nënshkruar sot kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili ka bërë të ditur se projekti kap koston e mbi 400 mijë eurove.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera