Lajme

Gjilani ka nevojë për furnizim me oksigjen

Autori: Gazeta inFokus 16:24 | 02 December 2020

Nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka thënë se situata me koronavirus në këtë komunë është duke u vështirsuar.

Përmes një postimi në Facebook ai ka shkruar se situata e furnizimit me oksigjen është shqetësuese.

“Mbetet shqetësuese furnizimi me oksigjen dhe me sasinë e dytë të vaksinave kundër gripit sezonal. Po bëhet përpjekje maksimale me Ministrinë e Shëndetësisë, që Spitali Rajonal i Gjilanit në mënyrë emergjente të furnizohet me oksigjen, pasi që është jetike për tejkalim të situatës. Gjithashtu, duhet që urgjentisht, Ministria e Shëndetësisë, t’i furnizojë QKMF-të me sasi më të madhe të vaksinave të gripit sezonal, duke sjellur sasinë e dytë të nevojshme, sepse kërkesa për të është shumë e madhe nga qytetarët tanë”, ka shkruar ai./Gazeta infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera