Sport

Gjilani fiton ndaj Drenicës dhe vazhdon garën për titull

Autori: Gazeta inFokus 18:52 | 12 July 2020

Skuadra e Gjilanit ka triumfuar si vendas ndaj Drenicës me rezultat 2-0, në duelin e vlefshëm për javën e 30-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Më këtë fitore gjilanasit kanë vazhduar garën për titull kampion, ku kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund të kampionatit.

Që të dy golat për skuadrën e Genjtan Mezanit i ka realizuar Keita Razak.

-Advertisement-

Futbollisti nga Bregu i Fildishtë golin e parë e shënoi në minutën e 22’, ndërsa të dytin në të 33’.

Pas kësaj fitoreje Gjilani ka kaluar në pozitën e dytë me 61 pikë, tri me pak se Drita që kryeson, ndërsa Drenica mbetet e 8-ta me 38-të pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera